Spektakël në Hong Kong, ngjitje në një kullë 14 metra të lartë të bërë me simite
Aktorja hollivudiane, Jennifer Aniston, lajmëroi një ditë më parë se ka nxjerrë zyrtarisht në shitje për 42 milion dollarë, vilën e saj në “Beverly Hills”.
Protagonistja e serialit “Friends” shpenzoi më shumë se dy vjet për të rimodeluar banesën prej 3 000 metrash katrorë, të blerë në vitin 2006 për 13,5 milion dollarë.
Vetëm një vit pasi foli se si e ridekoroi ambientin duke u ndikuar nga filozofia zen dhe se si ndiente vibracionet e dashurisë që kishte krijuar, Aniston vendosi e gjithë kjo parajsë ishte e tepërt për t’a shijuar e vetme.
Jennifer, e cila aktualisht është beqare, deklaroi për revistën “People”: “U mendova gjatë, por kam kuptuar se në jetën time ka ardhur një nga ato momentet që dua të thjeshtëzohem paksa.
Jeta ime ka nevojë që të jetë më e thjeshtë dhe më praktike. Kuptova se shtëpia është e tepërt për mua, gjithë ai luks nuk bën për një njeri si unë”.
Top Channel