Zbulohet perandoria e Abramovich-it

18/02/2011 09:25

Ai zotëron klubin e futbollit Chelsea, ka shtatë vila vetëm në Britaninë e Madhe dhe 22 llogari bankare në Rusi.

Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë fare e vogël e pasurisë së multimiliarderit rus, Roman Abramovich.

Pasuria e tij e jashtëzakonshme u mësua për herë të parë në mënyrë të detajuar, pasi manjati i çelikut u detyrua të bënte deklarimin e pasurisë, në bazë të ligjeve antikorrupsion të Rusisë, pas paraqitjes së kandidaturës për t’u zgjedhur në parlamentin rajonal të Çukotkës.

Abramovich zotëron shtatë vila dhe një apartament në Britaninë e Madhe, katër vila në Rusi, dy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre në Francë.

Njëra prej tyre ka vlerë 150 milion dollarë. Nga deklarata mësohet se ai ka edhe 72 milion paund lekë xhepi, të cilat i mban në llogaritë rrjedhëse bankare.

Në këtë pasuri marramendësi nuk përfshihet flota personale e Abramovich-it, e përbërë nga një superjaht, avionë personalë dhe helikopterë.

Ai pagoi 50 milion paund nga xhepi i tij, për blerjen e Fernando Torres-it, ndërsa klubi i Chelsea-s është shndërruar në “cirkun” personal të multimilarderit.

Vlera totale e pasurisë së një prej njerëzve më të pasur në botë llogaritet të jetë midis 12-18 miliardë dollarëve, por me deklarimin e fundit të pasurisë, mund të bëhet një korrigjim, me Abramovich-in që mund të zotërojë mbi 20 miliardë dollarë.

Nëse shifrat konfirmohen, pasuria e Abramovich-it do të jetë ekuivalente me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë në një vit, apo shtatë herë më e lartë se buxheti vjetor i shtetit.

FOTO GALERI
4/5
Multimiliarderi deklaron pasurinë e tij të pafund

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA