Richards: Sheen ka qenë gjithmonë i tillë

18/02/2011 10:05

Që nga netët e kaluara me pornostarë, deri tek ekseset me drogën dhe alkoolin, Charlie Sheen ka befasuar shumë prej fansave të tij në javët e fundit.

Megjithatë, ka një person që nuk është aspak i befasuar, ish-gruaja e tij, Denise Richards, modele dhe protagoniste në një prej filmave të Agjentit 007.

”Ky ka qenë gjithmonë stili i jetës së Charlie-t. Ai asnjëherë nuk kursehet në jetën e tij të shfrenuar. Më vjen keq ta them, por ky është Charlie Sheen”, deklaroi Richards, në një program televiziv.

Deri tani, 40-vjeçarja kishte refuzuar të kritikonte babain e dy fëmijëve të saj, por duket se neglizhimi i vazhdueshëm i fëmijëve prej aktorit, ka ngjallur neveritjen e Denise Richards.

”Jeta e Sheen ka qenë gjithmonë e tillë, gjithmonë më publike në çdo detaj, por ndërsa fëmijët rriten, mungesa e tij e përgjegjësisë bëhet një problem gjithmonë e më i madh”, përfundoi Richards.

Top Channel