Përgatitjet e protestës

18/02/2011 15:35

Qindra autobusë, por edhe mjete të tjera kanë transportuar në drejtim të Tiranës, mbështetës të opozitës të cilët do të marrin pjesë në protestën e sotme në Tiranë.

Nga qytete si Korça, Vlora, Fieri, Berat, Elbasani, Durrësi, Lezha dhe Shkodra është bërë nisja e organizuar e mjeteve.

Rreth orës 11 në qytetin e Shkodrës ka ndodhur edhe një incident mes policisë bashkiake dhe drejtuesve të mjeteve që transportonin mbështetësit e opozitës.

Më pas në Bushat një tjetër postobllok policie ka bërë kontrolle dhe gjatë verifikimit të personave dy prej tyre janë ndaluar dhe shoqëruar nga policia.

Ndërkohë nga qyteti i Korçës janë nisur 27 autobusë dhe nga Vlora disa dhjetra të tjerë.

Të ndarë sipas zonave pjesëmarrësit në protestën e sotme po grumbullohen në zonën e 21 dhjetorit, pranë “Zogut të Zi”, pranë stacionit të trenit dhe fakultetit filologjik në rrugën e Elbasanit.

Top Channel