Më shumë “seks” për Sara Jessica Parker

18/02/2011 10:15

Pjesët e fundit të serialit “Sex and the City” kanë qenë një zhgënjim përsa i përket fitimeve, por protagonistja dhe krijuesja e serialit, Sarah Jessica Parker, premtoi rikthimin e serialit me seri të reja.

Aktorja ndodhet aktualisht në Bruklin, Nju Jork, ku është duke xhiruar komedinë e saj të fundit, “I don’t know how she does it”.

E pyetur mbrëmë për mundësinë e rikthimit të serialit që e bëri të famshme, ajo deklaroi: “Ka mbetur edhe një histori e fundit pa treguar. E di se duhet të rikthehemi përsëri për ta përfunduar.

Mbase jo në këtë moment, mbase pas pesë vitesh, por kam bindjen se “Sex and the City” nuk ka përfunduar ende.

Top Channel