Lac, përleshje me armë, vriten dy persona

18/02/2011 11:30

Një përleshje me armë zjarri, me pasojë vdekjen e dy personave është verifikuar paraditen e sotme në afërsi të qytetit të Lacit.

Burime policore lokale njoftojnë se nga të shtënat kanë gjetur vdekjen shtetasit Ndoc Zima dhe Vlash Gjeci, përkatësisht 48 dhe 46 vjec.

Sipas burimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë një pike karburanti në autostradë, por rrethanat janë ende të paqarta.

Gjithësesi, grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dyshon që konflikti i armatosur ta ketë zanafillën në një grindje të castit.

Top Channel