Gibuti, përleshje mes policisë dhe manifestuesve

18/02/2011 19:45

Përleshje mes policisë dhe mijëra protestuesve që kërkojnë largimin e regjimit të presidentit të Gibutit, Ismael Omar Guelleh. Forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj manifestuesve.

Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarët ndërkombëtarë që gjenden në këtë vend.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se manifestuesit fillimisht janë mbledhur në një stadium në afërsi të Ministrisë së Brendshme, mbanin parulla si: “Të largohet Ismael Omar Guelleh”.

Top Channel