Fushë Krujë-Tiranë, vdes 50-vjecarja

18/02/2011 11:05

Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e një personi ka nodhur në superstradën Fushë Krujë-Tiranë.

Aksidenti ka nodhur sot, në fshatin Larushk të rrethit të Krujës, ku një autoveturë tip “Ford” me taraga të Krujës, që drejtohej nga shtetasi Haxhi Xaka, ka përplasur për vdekje 50-vjecaren Manushaqe Elezi nga Vora.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, viktima kishte qenë prej tre ditësh tek njerëzit e saj në fshatin Larushk dhe po kthehej në shtëpinë e saj në Vorë.

Ajo ka hyrë menjëherë në superstradë, duke mos vënë re lëvizjen e makinës, e cila gjithësesi po udhëtonte me shpejtësi.

Policia rrugore po kryen ekspertizën e vendit të ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA