Autoritetet franceze kanë dëbuar nga vendi i tyre 80 shtetas maqedonas, të cilët duke përfituar nga heqja e vizave kishin kërkuar azil në Francë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave azilkërkuesit janë larguar me një avion nga aeroporti i Lionit për në Ohër.

Sipas burimeve, ata ishin kryesisht të komunitetit rom dhe vinin nga Manastiri, Shtipi dhe qytete të tjera të Maqedonisë.

Qytetarët maqedonas, pas heqjes së regjimit të vizave me vendet e BE kanë vërshuar tek këto të fundit duke kërkuar strehim.

Kërkesat më të mëdha për azil, sipas vetë autoriteteve të zonës Schengen, janë bërë kryesisht në Belgjikë, Gjermani dhe Suedi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA