Cheryl gjen veten prostitutë në internet

18/02/2011 09:55

Këngëtarja britanike, Cheryl Cole, mbeti e shokuar kur mësoi se një faqe ruse përdorte fotot e saj për të reklamuar prostituta dhe e skandalizuar kur pa fotot e saj nudo të shiteshin në e-bay.

Fotografitë e 27-vjeçares, këngëtares së “Girls Aloud” dhe ish-bashkëshortes së Ashley Cole, ishin postuar në faqen russianbrides.org, ku ajo figuronte si një prej vajzave të shumta që kërkonte një bashkëshort.

Vetëm disa javë më parë, ajo u shokua kur mësoi se një agjensi prostituash ruse përdore përsëri foton e saj, për të reklamuar aktivitetin e saj.

Njëkohësisht, fotot e pavërteta nudo të Cheryl Cole shiteshin në faqen prestigjioze e-bay, për 3,5 paund. Pas paraqitjes së ankesës së Cheryl, e-bay hoqi nga shitja materjalin pornografik dhe i kërkoi falje këngëtares.

Top Channel