Canalis: Nuk dua të kem fëmijë

18/02/2011 10:50

Elisabetta Canalis, e dashura e aktorit hollivudian, George Clooney, bëri të ditur se nuk ka dëshirë të ketë fëmijë.

Modelja 32-vjeçare frekuenton aktorin që prej vitit 2009 dhe është e kënaqur për jetën që ka për momentin.

”Të mbetem shtatzanë nuk ka qenë kurrë një objektiv për mua. Dëshirat e mia prindërore plotësohen tërësisht nga qentë e mi”, deklaroi Canalis në revistën italiane “Cosmopolitan”, numri i fundit i së cilës doli në shitje sot.

Ndërkohë, Canalis vazhdon paraqitjen e saj të mrekullueshme, si prezantuese e festivalit të këngës italiane, Sanremo.

Top Channel