“Gërdeci”, dëgjohen ekspertët ekonomikë

18/02/2011 12:10

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë është zhvilluar seanca e radhës e procesit mbi tragjedinë e Gërdecit, që muajin e ardhshëm shënon 3-vjetorin.

Gjatë seancës së sotme, ekspertët ekonomikë kanë dhënë shpjegime mbi dëmet financiare të shkaktuar nga tragjedia.

Por ata kanë kërkuar gjithashtu një javë kohë në mënyrë që të japin një përgjigje të detajuar me shkrim.

Ndërkohë, trupi gjykues që drejton procesin ka vendosur që seanca e ardhshme të mbahet pikërisht pas një jave.

Top Channel