Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ishte në qytetin e Vlorës, në një takim me gjyqtarët e këtij qarku.
Ashtu si dhe në Korcë e Gjirokastër, Spahiu ka rimarrë cështjet e dala me ndryshimin e kombësisë me vendim gjykate.
Ai ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga gjyqtarët e Vlorës në lidhje me kërkesat për ndryshim të kombësisë.
“Gjykata e Vlorës masivisht ka kundërshtuar dhe rrëzuar kërkesat për ndryshim kombësie. Kërkesat e pranuara janë të papërfillshme. Po inspektojmë cdo vendim që lidhet me ndryshimin e kombësive. Janë aplikuar disa standarte dhe ju keni parë që në disa raste janë bërë cudira, si rasti i një vëllai e një motre, që gjykata njërin e la shqiptar dhe tjetrin e bëri grek”, ka deklaruar Spahiu.
Spahiu ka përmendur inspektimet që janë bërë në gjykata në lidhje me vendimet për ndryshim kombësie.
Top Channel