Sheen këshillon Lohan: Mos humb kontrollin!

17/02/2011 10:10

Aktori Charlie Sheen, në intervistën e tij të fundit për ‘The Dan Patrick Show’, i lejoi vetes të këshillonte Lindsay Lohan, aktoren e cila ka pasur probleme me drejtësinë për shkak të përdorimit të drogave dhe alkoolit.

Sheen, i cili është në rehabilitim për shkak të problemeve të tij me substancat e ndaluara, ka thënë se Lohan “duhet të mendojë më shumë përpara se të kryejë veprime”.

“Duhet të mësojë të kontrollojë pak më shumë veten”, tha aktori.

Shumë ironike kur mendon se deklarata vjen pikërisht nga Charlie Sheen, i cili u shtrua në spital para disa javësh pas një feste të çmendur 30-orëshe nën shoqërinë e drogës, alkoolit dhe 5 aktoreve porno.

Top Channel