PS: PD vazhdon me gjuhën e baltës

17/02/2011 19:50

Vazhdojnë replikat mes demokratëve dhe socialistëve lidhur me situatën politike në vend, që kulmoi me ngjarjet e 21 janarit.

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, duke reaguar ndaj një deklarate të deputetit Genti Strazimiri, ka deklaruar se qeveria nuk mund të mbrojë vjedhjet dhe krimet e veta përmes shpifjeve.

“Largimi i Saliut do largojë nga ekranet dhe tribunat këtë gjuhë primitive, këtë baltë që s’ka lidhje me Evropën e traditën shqiptare, por për ultësirën morale ku ndodhet pushteti i hajnave. Ju, zoti Strazimiri dhe deputetët e tjerë të PD, do vazhdoni të flisni kështu derisa ne t’ju clirojmë nga ai që vodhi Shqipërinë dhe vrau për të vazhduar të vjedhë”, ka pohuar Megi Ajtyresa.

Top Channel