Perry, shumë e zymtë në Los Anxhelos

17/02/2011 19:45

Këngëtarja britanike, Katy Perry, nuk përpiqet që t’i shmanget kamerave, por e bëri këtë ndërsa arriti në aeroportin e Los Anxelosit me një fytyrë shumë të zymtë.

Pamja e saj dhe mënyra se si u largua me shpejtësi, shtojnë më shumë spekulimet për problemet e 25-vjeçares me bashkëshortin e saj Rusell, vetëm disa muaj pas lidhjes në martesë.

E veshur me një xhup të trashë dhe një kapuç të stilit rus, këngëtarja e “I Kissed a Girl”, shpejtoi për të arritur në makinën që e priste jashtë.

Katy do të nisë një tur botëror, i cili pas Los Anxhelosit, do t’a shohë atë duke perforuar në Europë, Amerikën e Veriut, Australi dhe Japoni.

Top Channel