Obama do të vizitojë Londrën në maj
17/02/2011 21:20
Ministria e Jashtme Britanike lajmëroi se presidenti amerikan, Barack Obama, do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar në muajin maj.
Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti amerikan në Londër, që prej vitit 2003, kur në kryeqytetin anglez mbërriti presidenti George W.Bush me bashkëshorten e tij.
Vizita e Obamës do të jetë një sinjal i rëndësishëm, pas revoltës së Londrës zyrtare, për deklaratën e tij të muajit janar, kur presidenti cilësoi Francën si aleatin më të çmuar të SHBA-së në Europë.
Britania e Madhe ka gëzuar ndër dekada statusin e një aleatje të ngushtë të Uashingtonit.
Obama vizitoi Londrën në vitin 2009, i pranishëm në samitin e G-20, por ajo nuk ishte një vizitë shtetërore.
Top Channel