Haxhinasto: Kosova, në progres të vazhdueshëm

17/02/2011 14:50

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka uruar pavarësinë e Kosovës, në një dalje për mediat, duke theksuar se vendi në tre vjet ka shënuar një progres të vazhdueshëm.

“Kosova është duke shënuar një progres të vazhdueshëm. Urojmë që të krijohet sa më shpejt qeveria dhe dëshirojmë të shikojmë që ajo të fokusohet në sfidat madhore që ka Kosova”, tha Haxhinasto.

Ai ka deklaruar se EULEX-i i ka të gjitha hapësirat për të realizuar hetimin në lidhje me akuzat e Dick Marty, të përmendura edhe në punimet e djeshme të OKB-së.

“Mendojmë se EULEX ka të gjithë aftësinë përkatëse që të realizojë të gjitha hetimet e nevojshme për të hetuar pretendimet e pabaza që ngrihen në raportin e Dick Marty”, tha Haxhinasto.

Top Channel