Celine Dion i rikthehet punës

17/02/2011 10:25

Celine Dion i është rikthyer punës vetëm 4 muaj pas lindjes së dy binjakëve të saj.

Këngëtarja franko-kanadeze ka mbërritur dje në Las Vegas së bashku me bashkëshortin e saj, Rene Angelil, djalin Rene-Charles dhe dy binjakët: Nelson dhe Eddie.

Fansat ishin grumbulluar për ta pritur në hyrjen e “Caesar’s Palace” në Las Vegas, në të cilin këngëtarja do të ketë një axhendë të ngjeshur pune në tre vitet e ardhshme.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel