Bruno Mars dënohet për zotërim kokaine

17/02/2011 12:00

Bruno Mars është shpallur fajtor për akuzën e zotërimit të kokainës nga një gjykatë në Los Angeles.

Këngëtari 25-vjeçar ka shmangur burgun falë një marrëveshjeje që e detyron të bëjë 200 orë punë në shërbim të komunitetit.

Bruno Mars, emri i vërtetë i të cilit ëstë Peter Hernandez, është arrestuar në shtatorin e kaluar në banjot e “Hard Rock Hotel” me një qese kokainë.

“Klienti im do të jetë i kujdesshëm dhe do të qëndrojë larg telasheve gjatë lirisë me kusht që do të zgjasë 12 muaj”, tha avokati i Bruno Mars.

Top Channel