25 shoqata biznesi krijojnë “BiznesAlbania”-n

17/02/2011 08:15

Për herë të parë biznesi do të jetë i unifikuar përmes një organizate që quhet “BiznesAlbania”, duke rritur akoma e më shumë zërin ndaj interesave të përbashkëta.

Janë rreth 25 shoqata që përfshijnë sektorë nga më të ndryshmit, të cilat prej dy vitesh kanë hartuar strategjinë se si do të punojnë.

“‘BiznesAlbania’ duhet të përgatisë qëndrime, që detajojnë reforma që vendimmarrjet dëshirojnë të implementojnë, lidhur me privatizimin, politikën energjetike, mjedisore, fiskale, punësimit dhe formimit profesional, kontratat kolektive etj.”, thotë koordinatori, Bardhi Sejdarasi.

Organizata e re pritet të zhvillojë sot zgjedhjet për kupolën drejtuese.

Top Channel