Victoria: Nuk e dimë seksin e fëmijës

16/02/2011 17:25

Victoria Beckham përgënjeshtroi raportimet se ajo është duke pritur një vajzë, ndërsa theksoi se së bashku me David-n, ajo i ka kërkuar mjekut që të mos i tregojë rreth seksit të fëmijës.

Duke folur mbrëmë në darkë në një program argëtues të një televizioni britanik, këngëtarja e famshme e “Spice Girls”, deklaroi: “Është e çuditshme që mediat e dinë që është një vajzë, ndërsa ne jo.

Në vizitat që bëjmë, i kemi kërkuar mjekut të na flasë vetëm rreth zhvillimit të fëmijës, pasi duam që gjinia të jetë një surprizë, të cilën do ta mësojmë vetëm kur të lindë.

Për këtë arsye, kam mbetur e shtangur kur kam lexuar në gazeta për “gëzimin tonë të papërmbajtshëm”, për faktin se jemi duke pritur një vajzë”.

36-vjeçarja iu përgjigj me ironi edhe mundësisë së një djali të katërt. “Mendoj se përsëri do të ishte diçka e mirë, pasi David mund të formojë me djemtë një skuadër të plotë minifutbolli”.

Top Channel