Rihanna, duet me Cheryl Cole

16/02/2011 17:35

Këngëtarja angleze, Cheryl Cole dhe Rihanna, janë duke menduar për një bashkëpunim midis tyre për krijimin e një kënge të re.

Këtë e deklaroi Cheryl, liderja e grupit “Girls Aloud” dhe ish-bashkëshortja e futbollistit të kombëtares angleze, Ashley Cole.

Gjatë një interviste, Cheryl theksoi respektin e ndërsjelltë që ekziston midis dy ikonave të muzikës pop. Ajo tha: “Rihanna ishte e shkëlqyer (duke iu referuar koncertit të fundit).

”E adhuroj atë. Do të më pëlqente shumë të bëja një këngë të përbashkët me të dhe ajo më ka thënë të njëjtë gjë”.

Top Channel