Pishmani i Damon, refuzoi “Avatar”-in

16/02/2011 21:45

Matt Damon humbi një rast të shkëlqyer për të pasuruar karrierën e tij të suksesshme, duke refuzuar që të merrte pjesë në filmin “Avatar”.

Pas publikimit në vitin 2009, filmi u shndërrua në më të suksesshmin e historisë, të paktën përsa i përket fitimeve të realizuara.

Aktori u afrua prej regjizorit James Cameron për të luajtur një rol protagonist në këtë film, por e nënvlerësoi potencialin e “Avatar”-it, duke thënë se kishte impenjime të tjera më të rëndësishme.

Këtë e bëri të ditur Jake Sully, i cili shërbeu si ndërmjetës në kontaktin e regjizorit Cameron me Matt Damon.

Top Channel