TAR feston 13 vjetorin e krijimit

15/02/2011 20:25

Stafi i Top Medias festoi 13-vjetorin e krijimit të Top Albania Radios, në një festë të organizuar mbrëmjen e ditës së Shën Valentinit.

TAR nisi transmetimet më 14 shkurt të 1998-es. Transmetimi i valëve të saj është dixhital dhe mbulon të gjithë hapësirën e Shqipërisë, por edhe ato ku gjenden të gjithë shqiptaret e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.

Nëpërmjet Digitalb, në satelit, TAR është në gjendje të mbulojë me sinjal të gjithë Europën e Amerikën.

Ajo i ofron publikut 24 orë me programe të shumë gjinive, edicione informative nga ora 6.00-24.00 si dhe prodhim dhe promovim të muzikës shqiptare, e cila zë një hapësirë prej afro 40% të play-listës muzikore.

Programet e TAR-it, përpos transmetimit të muzikës më të fundit e jo vetëm, trajton tema të aktualitetit, artit, kulturës, sport, ku marrin pjesë të ftuar të të gjitha fushave.

Top Channel