Shayk, koopertina e “Sports Illustrated”

15/02/2011 16:10

Irina Shayk, e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, është zgjedhur për të qenë në koopertinën e “Sport Illustrated swimsuit edition”, për vitin 2011.

Lajmi u bë i ditur të hënën në darkë, gjatë “The Late Show with David Letterman”, një program në një televizion amerikan.

Modelja, e cila është gjithashtu imazhi i Armani e Guess, ka pozuar edhe në katër vitet e fundit për revistën, por është hera e parë që ajo vendoset në koopertinë.

25-vjeçarja ishte në konkurrim me dhjetë modele të tjera të rëndësishme për koopertinën e një prej revistave më të njohura të modës në botë.

Top Channel