Lady Gaga: Pi marijuanë për frymëzim

15/02/2011 12:30

Lady Gaga ka zbuluar sekretin e suksesit të saj.

Këngëtarja ka thënë në një program televiziv amerikan se kur nuk ka frymëzim tymos marijuanë.

“Pi shumë bar gjatë kohës që kompozoj”, tha prerë Lady Gaga.

“Ka persona që gjejnë frymëzimin duke pirë apo duke tymosur. Unë jam ky lloj personi”, shtoi më tej këngëtarja.

Gjithsesi, Lady Gaga nuk harron edhe të tregohet e përgjegjshme: “Me këtë që po them nuk dua të inkurajoj fëmijët që të marrin drogë.”

Top Channel