Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë zhvilluar sot një protestë përpara selisë së Ministrisë së Drejtësisë, në Tiranë.
Familjarët e viktimave kanë kërkuar heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, që në periudhën e tragjedisë ka qenë ministër i Mbrojtjes, dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë.
Protestuesit kanë derdhur para ministrisë bojë të kuqe, duke simbolizuar kështu gjakun e derdhur në tragjedinë e 15 marsit të pothuajse tre viteve më parë.
Protesta e familjarëve të viktimave është mbikëqyrur nga forca të shumta policie, të cilat ishin vendosur për të shmangur ndonjë degradim të situatës.
Ajo vjen vetëm pak ditë pasi gjykata e Tiranës liroi nga qelitë e paraburgimit disa nga protagonistët kryesorë të ngjarjes, Sokol Ngjeci, Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari, të cilët do të qendrojnë në arrest shtëpie.
Top Channel