Spektakël në Hong Kong, ngjitje në një kullë 14 metra të lartë të bërë me simite
David dhe Victoria Beckham dhanë një shenjë të unitetit të tyre si çift, duke kaluar së bashku Shën Valentinin e parë në shtatë vjet, në një ditë të trishtë për ish-kapitenin e kombëtares angleze.
Shtatzanë me fëmijën e parë të seksit femër, çifti i bashkëshortëve shijoi një mbrëmje romantike nën dritën e qirinjve në tavernën “Minetta” në Nju Jork, ndërsa Beckham udhëtoi deri në SHBA për t’i qëndruar pranë gruas në ditën e të dashuruarve.
Ky ishte Shën Valentini i parë që ata kalonin bashkë në shtatë vjet, për shkak të impenjimeve profesionale. Në të njëjtën ditë, David u informua se kërkesa e tij për dëmshpërblim ndaj një reviste amerikane ishte rrëzuar.
35-vjeçari kërkoi 15 milion stërlina dëmshpërblim, për prishjen e imazhit, pas publikimit të dëshmisë së një prostitute, që pretendonte se ishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me anglezin.
Megjithatë, gjykata e Los Anxhelosit rrëzoi poshtë padinë e David Beckham, me argumentimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të provuar mungesën e vërtetësisë së artikullit.
Top Channel