VIP-at shqiptarë, anti-Shën Valentin

14/02/2011 19:30

Ndërsa shumica e shqiptarve të dashuruar festuan ditën e Shën Valentinit, shumica e personave të njohur në vendin tonë vendosën ta shpërfillnin këtë ditë, zbuloi emisioni i pasdites në Top Channel.

”Asnjëherë nuk kam festuar Shën Valentinin”, thotë showgirl i Top Channel-it, Marina Vjollca.

Të tjerë, si Aulona Musta, kanë qenë të detyruara të merren me këtë temë, për shkak të punës së tyre. E përjavshmja ku ajo punon, ka qenë e mbushur me artikuj rreth Shën Valentinit.

”Kjo është gjithmonë një ditë e ngarkuar pune, edhe sepse, në Shqipëri, njerëzit e rëndësishëm duket sikur janë të gjithë anti-Shën Valentin”, thotë ajo.

”Personalisht nuk mund të them që jam kundër kësaj dite, sepse jetojmë në një kohë kur të githë kanë nevojë për më shumë dashuri në çdo drejtim, por jam kundër mënyrës se si trajtohet dhe faktit që ajo është shndërruar në biznes”, shton Aulona.

Nuk janë vetëm femrat të cilat i kushtojnë rëndësi ditës së dashurisë. Njëri prej personave që ka shumë me se të merret në 14 shkurt, është reperi nga Tirana, Big Basta.

”Sot kam promovuar klipin tim më të fundit, që titullohet muzikës sime. Kjo është mënyra ime për të bërë një dhuratë në këtë ditë, edhe pse ka brenda disa nota komercializmi”, shton reperi.

”Megjithatë, nuk më pëlqen fakti që Shën Valentini po shndërrohet vit pas viti në një rutinë për t’u respektuar, duke i humbur disa vlerat e tij të vërteta. Nuk jam dakord me organizimet dhe as me komercializimin e kësaj dite”.

”Jam absolitisht kundër”, rikthehet të thotë Marina. “Është një festë që duhet të kalohet vetëm me të dashurin, ndërsa nga shqiptarët më duket sikur është keqkuptuar si festë.

Festohet me familje, festohet me të afërm dhe të gjithë dalin jashtë, ndërsa nuk shihet ajo atmosfera private që duhet të ketë një ditë e tillë. Unë jam tërësisht kundër këtyre festimeve publike dhe nuk duhet të festohet në këtë mënyrë”, shton drejtuesja e “Procesit Sportiv” dhe “Top Fest”-it, ndër të tjera.

Megjithatë, nga familja e saj, nuk është vetëm Marina ajo që e mendon në këtë mënyrë. Motra më e vogël, Luana, thotë: “Unë jam pro të gjitha festave që sjellin lumturi, por vetë jam shumë e zënë për t’a festuar.

Jam në të njëjtën mendim me Marinën mbi këtë festë dhe asnjëra prej nesh nuk e feston. Nuk është vetëm puna, edhe nëse nuk do të ishte ajo, përsëri nuk kishim për ta festuar”.

Qasja më liberale e Luanës ndaj 14 shkurtit, duket se ka sjellë avantazhet e veta, të paktën përsa i takon dhuratave. “Edhe pse nuk e festoj, dhuratat janë gjithmonë mbi dhjetë”, shton ajo.

Midis të gjithë të intervistuarve, vetëm njëri e ka provuar shijën e ëmbël të Shën Valentinit, Big Basta. “Në jetën time 25-vjeçare ka ndodhur vetëm një herë, por edhe atëherë jo sepse isha i dashuruar.

Ishte një situatë në të cilën u detyrova të festoja, si mund të them ndryshe, mbeta brenda”, përfundon ai.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel