Rourke, përgatitje për filmin

14/02/2011 08:50

Mickey Rourke po e merr shumë seriozisht rolin që do të interpretojë në filmin e tij të ri.

Aktori ka vizituar dhe ka biseduar në dhomat e zhveshjes me regbistin uellsian Gareth Thoms pas një ndeshjeje ditën e djeshme.

Rourke (58-vjeç) do të luajë rolin e Thoms (36-vjeç) në një film mbi jetën e sportistit që ka deklaruar kohë më parë se është gay.

“E pranoj që duhet të fitoj një formë të mirë dhe do më duhet shumë punë”, tha Mickey Rourke pas takimit.

Top Channel