Rihanna, e zbuluar në “Grammy”

14/02/2011 13:25

Rihanna u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” mbrëmjen e djeshme me një fustan që i linte shumë pak vend imagjinatës.

Veshja e saj konsistonte në shirita të bardhë rreth trupit.

Edhe pse ishte pak e sëmurë, këngëtarja pati një performancë të mirë në ceremoninë që u zhvillua në Los Angeles.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel