Princi Willian zgjedh vëllain për dëshmitar

14/02/2011 17:05

Mbreti i ardhshëm i Anglisë, Princi William, ka zgjedhur vëllain e tij, Princi Harry, si dëshmitar të martesës së tij me Kate Middleton, në 29 prill.

Harry do të jetë njeriu që do të mbajë unazat në katedralen e Uestminsterit në Londër, ndërsa Mbretëresha e ardhshme ka zgjedhur motrën e saj Philippa, si dëshmirtaren e nuses.

Midis gjashtë fëmijeve që do të mbajnë fustanin e Middleton-it në ditën e shënuar  përfshihen edhe dy nipat e Princit William.

Ndërkohë, William dhe Middleton, do të nderojnë Universitetin e St. Andrews me pjesëmarrjen e tyre në festën e 600-vjetorit, në 25 shkurt.

Princi 28-vjeçar dhe bashkëshortja e tij e ardhshme 29-vjeçare u njohën në këtë Universitet, gjatë viteve të tyre të studimit.

Top Channel