Hudson, shkëlqen edhe shtatzanë në “Grammy”

14/02/2011 18:30

Sapo kishte fituar një çmim “Grammy”, por për këngëtarin Matt Bellamy kishte diçka shumë më të çmuar në sallën e madhe.

”Dua të falenderoj veçanërisht të dashurën time të bukur dhe shtatzanë atje”, deklaroi Bellamy, ndërsa iu akordua “Grammy” i publikut, për albumin më të mirë rok të vitit, “The Resistance”.

Aktorja hollivudiane, Kate Hudson, iu përgjigj me një puthje nga larg. Në fakt, 31-vjeçarja duket e mrekullueshme, ndërsa pret fëmijën e saj të parë.

E veshur me një fustan ngjyrë blu e errët, barku i fryrë nuk ndryshonte asgjë në bukurinë e Kate.

Top Channel