“Grammy Awards”, triumfon Lady Gaga

14/02/2011 11:30

Mbrëmjen e djeshme, në “Staples Center” të Los Angeles, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore ‘Grammy Awards’.

Në edicionin e 53-të të “Grammy Awards”, Lady Gaga ka fituar çmimin për albumin më të mirë “pop”, “The Fame Monster”, dhe ka marrë edhe një çmim tjetër për performancën më të mirë vokale në “Bad Romance”.

Kënga e vitit është shpallur “Need You Now” e grupit Lady Antebellum. Gjithashtu, ky grup ka marrë edhe çmimin për albumin më të mirë “country”.

Esperanza Spalding është cilësuar si artistja e re më e mirë, duke i marrë çmimin favoritit Justin Bieber.

Grupi Muse ka fituar Grammy-n për albumin më të mirë “rock” me “The Resistance”.

Top Channel