Vazhdon të diskutohet marrëdhënia e Nedës me Ogrenin.

Pas shprehjes së ndjenjave hapur ndaj Ogrenit gjatë javës, Neda u duk e lehtësuar duke parë se njërëzit e saj e përkrahnin këtë raport.

Cifti i është kundërvënë Jonelës duke e akuzuar se po përpiqet të hyjë mes tyre.

Mbrëmja e spektaklit rezervoi një sërë surprizash e shakash. Ermelës iu tregua një video ku Ervini u paraqit sikur ishte me ish të dashurën e tij, një shaka që Ermela nuk e priti mirë.

Por, hyrja surprizë e Ervinit ndryshoi gjithçka.

Klaudia u largua nga shtëpia me votat e publikut ndërsa të kandiduarit për këtë javë janë: Ermela, Neda, Alma, Klodjana, Mirjeta, Algeni dhe Ogreni.

 

Top Channel