Imzot Kaçori prehet në Kishën e Durrësit

13/02/2011 16:15

Eshtrat e misionarit, por edhe nënkryetarit të qeverisë së parë shqiptare,  Imzot Nikoll Kaccorri janë vendosur pas 94 vitesh në kishën e Durrësit.

Eshtrat e misionarit, por edhe nënkryetarit të qeverisë së parë shqiptare,  Imzot Nikoll Kaçorri janë vendosur pas 94 vitesh në kishën e Durrësit. 

Në prani të miqve, familjarëve, dhe krerëve më të lartë të vendit, është kryer ceremonia  mortore, të një prej figurave themelore të shtetit shqiptar.

“Do të shprehja mirënjohjen time shumë të thellë ndaj gjithë kishës shqiptare, kishës austriake, autoriteteve austriake që bënë të mundur që sot ne të kemi në gjirin tonë, Dom Nikollë Kaçorrin. Të mund të prehet përjetësisht në tokën e tij”, tha kryeministri Berisha në fjalën e tij.

Imzot Kaçorri është një prej figurave më të shquara të shtetit shqiptar. Ai ka firmosur dokumentin e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë, por edhe Alfabetin e Shqipes në 1908 në Manastir. Vepra e tij patriotike u vlerësuan edhe nga kryeministri Berisha.

Eshtrat e Imzot Kaçorrit kanë qendruar në Vjenë të Austrisë deri më datën 9 shkurt të këtij viti.

Top Channel