Aaron Carter del nga rehabilitimi

13/02/2011 13:05

Aaron Carter, vëllai i pjesëtarit të grupit “Backstreet Boys”, Nick Carter, ka lënë qendrën e rehabilitimit pas një trajtimi të suksesshëm 1-mujor.

Nuk është shumë e qartë arsyeja se pse këngëtari kishte hyrë në një klinikë rehabilitimi.

Aaron ka thënë se donte të rifillonte edhe një herë karrierën e tij duke nxjerrë një album të ri muzikor.

Zëdhënësi i tij deklaroi: “Aaron kishte nevojë për pak kohë para se të fillonte punën në studio në mënyrë që të zgjidhte disa probleme emocionale dhe shpirtërore.”

Aaron Carter është ndaluar nga policia në vitin 2008 për zotërim marijuane.

Top Channel