Miley Cyrus e pranon: Përdor marjuanë

12/02/2011 11:10

E sapozgjedhur si imazhi më i keq për të rinjtë amerikanë, Miley Cyrus, pranoi se i pëlqen të tymosë marjuanë.

Protagonistja e Hannah Montana vazhdon në rrugën e saj të “rënies së lirë”. Pas tatuazheve apo puthjeve në publik, 18-vjeçarja pranon edhe përdorimin e drograve të lehta.

”Nuk jam një njeri perfekt dhe është e vërtetë që kam pirë marjuanë. Nuk duhet ta bëja sepse jam një shembull për shumë të rinj, por më vjen me të vërtetë keq për këtë”, deklaroi Cyrus.

Megjithatë, Miley nuk kërkoi falje për faktin që kishte konsumuar marjuanë, por thjesht për zhgënjimin e fansave të saj.

Top Channel