Thirrja e Lohan: Nuk kam vjedhur kurrë

11/02/2011 09:30

Aktorja hollivudiane, Lindsay Lohan, deklaroi në statusin e saj në një rrjet shoqëror se ndihet e fyer nga spekulimet se ka vjedhur një varëse të artë me vlerë 2 500 dollarë.

Megjithatë, avokati i saj i dha edhe më shumë besueshmëri spekulimeve, pasi deklaroi se klientja është e gatshme të pranojë fajin, nëse i ofrohet mundësia që të shmangë burgimin.

Megjithatë, ai shtoi se çështja e vjedhjes është tërësisht e mbrojtshme dhe se Lohan pret me padurim që emri i saj të qartësohet nga akuzat, në mënyrë që të vazhdojë përpara jetën e saj.

Ndërkohë, aktorja kishte shkruar në statusin e saj: “Unë nuk do të vidhja kurrë, nëse njerëzit kanë dyshime për këtë. Nuk jam rritur për të gënjyer, mashtruar apo vjedhur, ndërsa çfarë vesh kur shkoj në gjykatë nuk duhet të përfundojë në faqet e para. Është e tmerrshme”.

Top Channel