Schwarzenegger rikthehet në kinema

11/02/2011 14:00

Arnold Schwarzenegger, 63 vjec, ka vendosur të kthehet në sheshin e xhirimeve.

Me një mesazh në Twitter, ish-guvernatori i Kalifornisë ka njoftuar se do të luajë sërisht rolin e një heroi në filma aksion.

“Miqtë e mi të Creative Artists Agency për 7 vjet më kanë kërkuar se kur do të mund të shqyrtoja ofertat për punë. Sot dhash dritën jeshile”, ka njoftuar “terminatori”.

Karriera e tij kinematografike u ndërpre në vitin 2003 kur kandidoi për të qeverisur Kaliforninë, në krah të republikanëve.

Top Channel