Penelope-Bardem, krenarë për djalin

11/02/2011 09:40

Aktorja hollivudiane, Penelope Cruz dhe bashkëshorti i saj, Javier Bardem, treguan për lumturinë e tyre pas shndërrimit në prindër të një djali një muaj më parë.

Bardem u shfaq në mbrëmjen e shkuar në një program televiziv amerikan, në të cilin dukej shumë krenar për ngjarjen.

I pyetur se si është Penelope dhe fëmija, 41-vjeçari deklaroi: “Gjithçka po shkon në mënyrë perfekte. Jemi të dy jashtëzakonisht të lumtur”.

Megjithatë, ai nuk duhet të jetë i lumtur nga fakti që ishte miku i familjes, Santiago Segura, ai që zbuloi i pari emrin e djalit, i cili është quajtur Leo.

”Duhet t’i kuptoni për vullnetin që kanë për më shumë privaci dhe për faktin që nuk dalin në publik për të prezantuar Leon”, tha Segura disa ditë më parë,

Top Channel