Droga, bllokohet aksi Shqipëri-Sicili

11/02/2011 13:35

Një organizatë kriminale e akuzuar se drejtonte një trafik të gjerë heroine dhe marijuane në aksin Shqipëri-Sicili është shkatërruar nga policia italiane.

Është kuestura e qytetit të Katanias e cila që prej mëngjesit po zbaton 6 urdhër-arreste ndaj 4 shtetasve shqiptarë, një italiani dhe një greku.

Sipas mediave italiane, trafikantët e huaj ishin në kontakt me organizatat mafioze kataneze dhe mesineze, si dhe me grupe të tjera shqiptare në veri të Italisë.

Burimet shtojnë më tej se gjatë të njëjtit operacion është arrestuar edhe një shtetas italian, i shumëkërkuar për pjesëmarrje në organizatë mafioze.

Top Channel