Bare sqaron organizimin e 21 janarit

11/02/2011 13:50

Kryetari i degës së Partisë Socialiste për Tiranën, Besnik Bare ka dhënë sqarime sot në prokurori lidhur me protestën e 21 janarit.

Në dalje nga prokuroria, Bare ka deklaruar për mediat se është i gatshëm t’i përgjigjet në cdo moment thirrjes së organeve të drejtësisë.

“U thirra në prokurori në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Kam sqaruar para prokurorëve anën organizative të protestës. Jemi të gatshëm në cdo rast t’i përgjigjemi thirrjes së prokurorisë”, ka pohuar Bare.

Më herët gjatë ditës së sotme, për të njëjtin motiv, në prokurorinë e kryeqytetit u paraqitën edhe deputetët Paulin Stërkaj dhe Tomë Doshi.

Në dalje nga prokuroria, edhe Stërkaj deklaroi se PS mbetet e hapur për të bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e ngjarjes së muajit të kaluar.

“Dhamë para prokurorëve shpjegimet për ngjarjet e 21 janarit. Iu përgjigjëm thirrjes së prokurorëve për të mos penguar hetimet. Treguam se jemi pro hetimeve të 21 janarit dhe se jemi të hapur për institucionet e drejtësisë në cdo moment”, tha Stërkaj.

Top Channel