“Portokalli” në Shkodër

11/02/2011 01:20

Në vazhdën e takimeve me studentët e universiteteve në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, aktorët dhe regjisorët e spektaklit “Portokalli” janë ndalur në Shkodër.

Studentët kishin mbushur plot një nga auditorët më të mëdhenj të universitetit ”Luigj Gurakuqi”. Ata sollën mjaft sugjerime, ide, kërkesa që për aktorët e “Portokallisë” u vlerësuan si me mjaft interes.

Duke qenë se “Portokalli” tashmë është familjarizuar, aktorët e këtij spektakli nuk kishin se si t’i shpëtonin popullaritetit dhe me dhjetra studentë dëshironin të mbanin kujtim foto apo autografë prej tyre..

Top Channel