Perry: Nuk kam probleme martesore

10/02/2011 18:00

Këngëtarja e famshme britanike, Katy Perry, hodhi poshtë zërat se martesa e saj me Russell Brand është futur në krizë.

Disa ditë më parë, “US Life & Style” shkruante se “vetëm tre muaj pas martesës, Perry dhe bashkëshorti i saj janë duke përjetuar probleme që i kanë detyruar të takojnë një psikolog për të biseduar situatën”.

Sipas revistës amerikane, karriera i kishte tërhequr të dy në drejtime të ndryshme, por zëdhënësja e këngëtares deklaroi për një të përditshme angleze: “Historia është tërësisht e pavërtetë dhe e fabrikuar. Perry dhe Brand janë shumë mirë bashkë”.

Top Channel