Nazarko: SHBA na e kanë kuptuar stilin

10/02/2011 21:50

Për publicistin Shpëtim Nazarko, Shqipëria ka zhvilluar një politikë të gabuar duke kërkuar vazhdimisht zgjidhje nga jashtë për problemet e saj.

Por, sipas tij, amerikanët e kanë kuptuar stilin e politikës shqiptare, e cila nga njëra anë kërkon ndihmë dhe nga ana tjetër nuk dëgjon sugjerimet e ndërkombëtarëve.

“Ne e kemi bërë zakon që ftojmë të huajt. Amerikanët kanë një qëndrim, por na i kanë njohur stilin tonë të sjelljes. Shqiptarët i zgjidhin historitë duke ftuar në fillim të huajt dhe duke u nxjerrë gjuhën nga mbrapa”, ka deklaruar Nazarko.

“Countryman është i fundit në këtë histori. Ne, duke trashëguar traditën tonë bizantine, i ftojmë të huajt dhe pastaj nuk i dëgjojmë”, ka vijuar ai.

Më tej, Nazarko e ka vënë theksin tek deklaratat e ambasadorëve të SHBA, Withers dhe Arvizu, të cilët sipas tij nuk kanë qenë serioze.

“Withers i tha Ramës pas tragjedisë së Gërdecit se je burrë shteti. Ndërsa Arvizu ia tha berishës. Kjo është tallje dhe unë them se duhet t’u përgjigjemi me të njëjtën monedhë”, ka shtuar Nazarko.

Top Channel