Aniston e ka falur Angeline Jolie

10/02/2011 18:35

Gjashtë vjet pasi Brad Pitt u divorcua me Jennifer Aniston për t’u martuar me Angelina Jolie, protagonistja e “Friends” deklaroi se i ka kaluar tërësisht mëritë e vjetra.

Duke folur në një revistë amerikane, 41-vjeçarja deklaroi: “Ka ndodhur shumë kohë më parë dhe të gjithë jemi njerëz të rritur, kështu që ka rrjedhur shumë ujë ndërkohë”.

Në revistë, Aniston u pyet konkretisht edhe për Pitt. “Vazhdoj të flas me të dhe gjithçka është mirë”, u përgjigj aktorja.

Top Channel