Victoria, foto erotike e David në celular

09/02/2011 18:00

Këngëtarja e famshme angleze, Victoria Beckham, u fotografua në aeroportin e Nju Jorkut duke parë një foto provokuese të bashkëshortit të saj në telefon.

Ajo duhet të udhëtonte në SHBA pa ish-kapitenin e kombëtares angleze, i cili është duke u stërvitur në Londër me skuadrën e Tottenham-it.

E fotografuar një ditë më parë, Victoria-s dukej se i mungonte pjesa intime e bashkëshortit të saj, edhe pse ishin ndarë prej vetëm disa orësh.

Ndërkohë, fotografia shërbeu si një mundësi e mirë edhe për të reklamuar celularin e fundit të Blackberry-t, i cili i kushtoi asaj 22 mijë dollarë.

Top Channel