Tiranë, Countryman përfundon takimet

09/02/2011 18:20

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Thommas Countryman ka përfunduar takimet e parashikuara me liderët e politikës shqiptare.

Kështu, deri tani ai është takuar me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama.

Asnjë nga selitë zyrtare nuk ka dhënë detaje mbi takimet, por pritet që zyrtari amerikan të mbajë pak më vonë një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, gjatë pasdites ka përfunduar edhe takimi mes tij dhe presidentit të Republikës, Bamir Topi.

Për shkak të krizës politike që ka përfshirë Shqipërinë, Countryman zgjodhi të vizitojë sot Tiranën, duke anuluar vizitën e parashikuar në Prishtinë.

Top Channel